
Momente të pabesueshme që ndodhin njëherë në jetë janë regjistruar në video në parkun kombëtar të Yellowstone kur një tufë e patrembur prej 150 bizonës rrethuan makinën e një vizitori.
Bizonët e frikshëm shihej që merrnin kontrollin e rrugës duke bllokuar hyrjen e parkut të famshëm në shtetin e Wyoming teksa pasagjerët e makinës nuk u besonin syve.
“Pse po vini drejt nesh?” dëgjohet zëri i një pasagjereje femër, që pyet shoferin mashkull, në videon e postuar më 31 tetor në rrjetin YouTube.
“Ata duhet të dalin nga rruga, kjo është çmenduri”, vazhdon gruaja teksa makina e tyre ngadalë rrethohet nga kafshët e mëdha, që megjithse nuk dukeshin agresive sollën një situatë paniku.
“Këta vazhdojnë të vijnë. Do të na dëmtojne makinën”, vijon zëri në video.
Dhjetra e dhjetra bizonë ecin drejt makinës teksa dukej se po shkonin në drejtim të kundërt.
Në një tjetër video një bizon i këtij parku dukej se ishte përgjumur në mesin e rrugës, dhe shoferët prisnin që ai të zgjohej për të kaluar.
Kujdestarët e parkut Yellowstone thonë se bizonët janë mësuar me makinat dhe dinë të mbrohen prej tyre.
Parku llogaritet se ka rreth 4,680 bizonë qe jetojne në rreth 1 milionë km katrorë territor. Kafshët peshojnë deri në 900 kg, vrapojnë deri në 50 km në orë dhe mund të jenë agresive.
Top Channel