41 vjeçarja bëhet viktima e katërt e eventit masiv të surfit në Uells, arrestohet organizatorja (fotot)

06/11/2021 15:56

Një grua është bërë dje viktima e katërt e një tragjedie në lundrimin masiv të surfistëve në brigjet britanike që u përfshinë papritur nga deti i keq në Uells në Britani.

41 vjeçarja Andrea Powell, vdiq dje në spital e rrethuar nga familjarët pasi u nxorr nga uji e plagosur rëndë të shtunën e shkuar.

Ndërkohë policia tha se një grua nga Uells është arrestuar si organizatore e eventit, e cila u la për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Zonja Powell i bashkohet tre viktimave të tjera të këtij eventi që kanë hasur vështirësi me detin e keq, gjatë lëshimit masiv të grupit në ujë dhe notimit me bordet plastike.

Rreth 80 surfistë morën detin njëherësh me bordet e tyre teksa qindra të tjerë i shinin nga bregu nje jave me pare.

Miq dhe dashamirës ishin sot duke vendosur lule në plazhin Aberavon ku ndodhi tragjedia në jug të Uellsit.

Familjet duartrokisnin teksa disa surfiste hynë në ujë për të lëshuar lule.

Dëshmitarja Caroline Brown, 41 vjeçe, tha: “Ishte emocionuese të shihje sa shumë njerëz erdhën. Ceremonia ishte shumë e bukur, mënyra e përkryer për të kujtuar ata që kanë humbur jetën”.

Instruktori i surfit O’Dwyer, baba i tre fëmijëve, u lavdërua për guximin e tij kur hyri në ujë për të ndihmuar gratë në vështirësi.

Pesë njerëz të tjerë që u përfshinë nga valët, arritën të shpëtoheshin.

Grupi ishin pjesë e një daljeje të organizuar sportive dhe kishin qenë vetëm disa minuta në ujë kur u përfshinë nga një vërshim i fortë uji teksa notonin me bordet e tyre pranë një gryke të fryrë lumi.

FOTO GALERI
3/12
Me heret gjeten vdekjen Paul O'Dwyer (ne foto), 42 vjec, nje djale 24 vjecar dhe nje grua 40 vjecare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA