Igli ka justifikuar sjelljen e tij brenda shtëpisë dhe pse është aq i prerë në sjelljen me banorët e tjerë. Ai tha se ka hasur vështirësi në përshtatje me banorët e tjerë dhe theksoi se nuk ka shkuar aty të gjejë nuse, nënë, baba, apo motër.

Igli: Asgjë e paparashikuar për mua, madje po pres akoma material. Nuk më bën përshtypje asgjë. Të gjithë do gjejnë një mënyrë për të thënë diçka, apo për të më stimuluar.

Enxhel: Kur Igli erdhi në u lumturuam shumë. Semi tha që ai është shumë fun. Kemi tentuar që t’i afrohemi, por ai ka disa përgjigje aq të prera dhe është si një libër. Igli nuk ka problem cenimin e hapësirës, por Igli ka problem se çfarë mendojnë njerëzit për prekjen te gjuri. Ne nuk kemi asgjë me Iglin, unë i thashë që kjo është një bashkëjetesë dhe ai më tha se nuk ka ardhur këtu të bashkëjetojë.

Igli: Unë këtu nuk kam ardhur të gjej as nënë, as baba, as motër, as vëlla, as nuse. E pata të vështirë të përshtatem. Nuk preferoj që të jem në një ambient me 4 mure që kanë vetëm energji negative për mua. Unë nuk të hidhem në qafë që ditën e parë, ndjesë. E kam të vështirë të përshtatem me njerëz që edhe jashtë nuk do ti kisha takuar kurrë madje edhe sikur të më rastiste t’i takoja do refuzoja.

Balina: Se di ç’lidhje ke këtu. Ishte zgjedhja jote e lirë për të hyrë aty, madje nga shumë lojtarë të tjerë madje ke qenë i favorizuar se kishe një muaj për të parë lojën, njerëzit. S’më duket shumë e bukur kjo.

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA