Në fund të tetorit, përfaqësuesi serb në presidencën treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, doli me një deklaratë që u interpretua si shpallje lufte: Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët në federatën serbo-boshnjake, do të shkëputet nga shteti multietnik.
Republika Srpska në mënyrë graduale duhet të ndahet nga shteti i përbashkët dhe të organizojë vet kompetenca të rëndësishme si mbrojtja dhe drejtësia, tha ai.
Kjo kërkesë u pa si sulm ndaj paqes së brishtë, që mbizotëron në vend që nga viti 1995. Ekspertja Marion Kraske vëren se BE pavarësisht nismave të rrezikshme, nuk po ndërmerr asnjë hap për ndërmjetësim në Bosnjë, e shumë e konsiderojnë këtë si dëshmi për mungesë të dukshme strategjie.
Një grup parlamentarësh të BE-së, ndër ta edhe deputeti gjerman i ekologjistëve Reinhard Bütikofer, kërkojnë nga Komisioni një qëndrim të ashpër kundër përpjekjeve për shkëputje.
Disa zëra paralajmërues vijnë edhe nga SHBA. Eksperti i njohur për Ballkanin, Daniel Server insiston për një ndërhyrje të shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare, edhe forca ushtarake duhet demonstruar, për të penguar shkëputjen dhe konfliktet që mund të sjellë ajo si pasojë. Pas veprime të rrezikshme te liderit të Republikës Srpska mendohet se qëndron Beogradi e Moska.
Por shtetin e përbashket bosnjak po e minojnë edhe ultranacionalistët kroatë të partisë HDZ-BiH nën drejtimin e udhëheqësit të tyre Dragan Covic punojnë ngushtë prej vitesh me Dodikun, thotë analistja, duke shtuar se këta të fundit po këmbëngulin për ndryshimin e ligjit elektoral me qëllimin të krijohen njësi zgjedhore tërësisht mbi bazë etnike.
Top Channel