“Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim”/ Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë Pasi ngriti më herët dyshime për cënimin e procesit zgjedhor në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës e ndryshoi apelin e saj nga hetim të procesit, në rivotim të menjëhershëm.
Deputeti i saj, Përparim Gruda, u shpreh se gjatë numërimit të votave komisionerët e PDK-së, kanë vënë re parregullsi me numra serie të disa fletëvotimeve, duke nënvizuar se kodi që ndodhet në çdo fletë të tillë shërben si element identifikues i vendvotimit dhe si mekanizëm sigurie për të parandaluar kalimin e tyre nga një qendër në tjetrën.
Më herët, një tjetër ligjvënës i kësaj partie, Artan Behrami, u tregua edhe më i drejtpërdrejtë në komentet e tij, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, “fabrikim shtetëror të rezultatit zgjedhor”.
Në pesë vitet e fundit, Kurti tha ai, ka pezulluar logjikën” dhe në vend të saj ka “injektuar inatin, përçarjen e urrejtjen në shoqëri”. “Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtje, i këtij inati që ka përcjellë.
Në Mitrovicë, përveç kësaj, Kurti ka shfrytëzuar potencialin shtetëror, grupe të nëndheshme e banda kriminale për të fabrikuar një fitore, e cila ditët e ardhshme mund të shndërrohet në skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës”, ka deklaruar Behrami, teksa shtoi se nga procesi i numërimit po vihen re elemente manipulimi, të cilat sipas tij dëshmojnë për “tren qeveritar, e jo tren bullgar”.
Top Channel