Kartelet meksikane të drogës lënë dy të vdekur në rezortin turistik të luksit Cancun (fotot)

05/11/2021 19:49

Stafi dhe turistët e rezortit të famshëm bregdetar meksikan Cancún vraponin mbrëmë për t’u mbrojtur nga plumbat e grupeve të trafikut.

Dy persona mbetën të vrarë në atë që zyrtarët përshkruanin si konfrontim mes trafikantëve të drogave në Puerto Morelos, në jug të Cancún.

“Asnjë turist nuk u lëndua apo u morr peng,” thanë zyrtarët, duke shtuar se sulmi i tmerrshëm u krye nga 15 njerëz me “armë të gjata”.

Raportimet thonin se viktimat ishin trafikantë të dyshuar droge, ndërsa të paktën një person u lëndua nga goditjet e qytës së armëve.

Punonjësit e rezortit fillimisht mohonin masakrën e bandave në rezort, e cila terrorizoi të ftuarit e hotelit.

“Njerëz të armatosur dolën në plazh dhe nisën të qëllonin. Ne nisëm të kërkonim ndihmë dhe nuk dinin ç’të bënim”, tha turisti Andrew Krop.

Rezortet panoranike të Cancún dhe Mayan Riviera tërheqin miliona turistë çdo vit dhe janë një prej burimeve kryesore të të ardhurave për Meksikën.

Por rajoni është i përfshirë nga dhuna e larteleve të drogës që luftojnë për territor dhe influencë në adminsitratën lokale.

FOTO GALERI
3/5
“Asnjë turist nuk u lëndua apo u morr peng,” thanë zyrtarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA