Deng Deng, qeni i braktisur i gjuetisë shitet për $25 000 pas famës në internet (fotot)

05/11/2021 17:39

Një qen i braktisur që u kthye në pas në një sensacion të internetit në Kinë, është shitur së fundmi në një ankand shumën 160,000 huan ose rreth $25,000.

Qeni i racës japoneze ‘Shiba Inu’ i quajtur Deng Deng ishte lënë shtatë vjet më parë në një qendër të kujdesit të kafshëve dhe i zoti nuk ishte kthyer kurrë për të.

Madje një gjykatë në Pekin kishte urdhërur eliminimin e qenit tetë vjeçar pasi i zoti nuk po arrihej të kontaktohej.

Por pas publikimit të një apeli në rrjet dhe ankandit që pasoi, interesi për Deng Deng kaloi të gjitha pritshmëritë duke u shitur 300 herë më shumë se çmimi i kërkuar fillimisht prej vetëm $78.

Anklandi duhet të zgjaste katër orë, por koha u detyrua të zgjatej  pas grumbullimit të më shumë se 400 ofertuesve online.

Interesi duket se u rrit prej emrit të racës së qenit, i njëjtë me kriptovalutën Shiba Inus, siç quhen  qentë japonezë të gjuetisë.

Por së fundmi edhe milioneri sipërmarrës Elon Musk ka publikuar një foto të qenit të tij të racës Shiba Inu, të quajtur Floki.

Reklama për shitjen e Deng Deng u bë virale në rrjetin social kryesor të Kinës Weibo, ku miliona njerëz shprehnin simpati për situatën e tij të vështirë.

‘Shiba Inu’ janë qen të shkathët gjuetie me masë të mesme, me qime të shkurtra dhe fytyrë me tipare dhelpre.

Identiteti i blerësit të Deng Deng nuk u bë publik.

FOTO GALERI
3/3
Interesi duket se u rrit prej emrit të racës së qenit, i njëjtë me kriptovalutën Shiba Inus, siç quhen qentë japonezë të gjuetisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA