Burrit ‘i kalbet’ organi pasi kafshohet nga kobra, ulur në tualetin e shkretëtirës (fotot)

05/11/2021 17:08
Studiuesit thonë se më shumë 5 milionë kafshime gjarpri ndodhin çdo vit në botë

Një burrë raportohet se po humbet penisin e tij pasi u kafshua nga një kobra helmuese teksa u ul në tualetin e një rezervati të botës së egër.

47-vjeçari nga Holanda kishte shkuar në tualet gjatë një udhëtimi në një rezervat natyror në Afrikën e Jugut kur ndjeu papritur një djegie në organin e tij mashkullor.

Kur shikoi poshtë ai kuptoi se ishte kafshuar nga një gjërpër kobra që ishte fshehur brenda sifonit të tualetit.

Individi i pa identifikuar publikisht, ishte detyruar të priste për tre orë para se një helikopter emergjence të vinte për ta çuar në spitalin më të afërt rreth 300 km larg.

Burri u diagnostikua më pas me nekrosis – siç njihet sëmundja e ‘ngrënies së mishit’.

Atij iu dha trajtim emergjence por kishte humbur një pjesë të madhe të mishit të penisit të tij, i cili u detyrua të pritej.

Sëmundja e tij kishte vazhduar infektimin edhe pas kthimit në Holandë dhe doktorët ishin detyruar të rindërtonin pjesë të organeve të tij.

Studiuesit thonë se më shumë 5 milionë kafshime gjarpri ndodhin çdo vit në botë, në një rritje të konsiderueshme nga disa vjet më parë.

Nekrosis është një sëmundje që mund të bëhet fatale dhe shkaktohet nga bakterie që infektojnë indet poshtë lëkurës.

Në 2014, një fëmijë 13-vjeçar humbi jetën në Caracas, Venezuela pasi nuk u trajtua në kohë për kafshimin e nepërkës Bothrops.

FOTO GALERI
2/3
Kur shikoi poshtë ai kuptoi se ishte kafshuar nga një gjërpër kobra që ishte fshehur brenda sifonit të tualetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA