33-vjeçarja bie për vdekje nga 30m teksa pozon për foto nga shkëmbi në Belgjikë (fotot)

04/11/2021 20:57

Një grua 33-vjeçare ka rënë për vdekje teksa pozonte për një foto ‘selfie’ në rrëzën e një shkëmbi gjatë një ekskursioni me bashkëshortin.

Zoe Snoeks rrëshkiti dje në humnerën pranë fshatit Nadrin në provincën e Luxembourg duke rënë në lumin Ourthe, raproton rrjeti Newsflash.

Trupi i saj u rekuperua nga grupet e shpëtimit, mes të cilave policë, zjarrfikësa e zhytës.

Bashkëshorti i saj Joeri Janssen, me të cilin ishte martuar në 2012, tha se ata kishin ardhur prej të dielës me kamperin e tyre në vendin panoramik.

“Që prej pandemisë kishim nisur të udhëtonim pak nëpër Evropë me furgonin tonë, duke bërë foto të bukura”, tha ai.
Çifti udhëtonin me qentë e tyre Joy e Ivy, dhe do të ktheheshin në shtëpi në provincën e Limburg ditën e tragjedisë.

“Erdhëm herët në mëngjes për të bërë foto në Herou,” tha burri, duke iu referuar shkëmbit thuajse vertikal 1500 metra të lartë mbi lumin Ourthe.
“Unë u thashë qenve të prisnin, por kur u ktheva nga Zoe, ajo nuk ishte më aty. Thjesht ishte zhdukur, duke të ketë ndodhur në disa sekonda.
“Nuk dëgjova e nuk pashë gjë. Nuk dëgjova as ulërimë asgjë, vetëm pak pluhur. Thirra emrin e saj por e dija që ishte e pashpresë. Çarja ishte dhjetra metra e thellë”.
“Telefonova shërbimet e emergjencës. Ata mezi më kuptonin megjithse di pak frëngjisht”.

“Pas rreth gysmë ore kërkimesh grupet e shpëtimit kishin gjetur Zoe, më folën në frëngjisht por e kuptoja çfarë donin të thonin,” tha ai.

“Fotot ishin pasioni i saj. Unë hapa celularin e saj dhe pashë që kishte bërë një foto në rrëzë të shkembit. në foto duket edhe lumi ka ata gjetën trupin e saj”, tha bashkeshorti.

FOTO GALERI
2/5
Çifti udhëtonin me qentë e tyre Joy e Ivy, dhe do të ktheheshin në shtëpi në provincën e Limburg ditën e tragjedisë.

Top Channel