17 vjeçarja rrihet e përdhunohet në grup pas pijes së kontaminuar nga taksisti (fotot)

04/11/2021 17:34

Një vajzë e shkollës së mesme është përdhunuar nga 17 burra pasi u drogua nga një taksist teksa kthehej në shtëpi, pasi kishte blerë fustanin e mbrëmjes së maturës.

17 vjecarja ka treguar më pas se ishte mbajtur peng dhe abuzuar me radhë nga burrat për katër ditë, fillimisht në bregun e një lumi dhe më pas në një shtëpi aty pranë.

Vajza nga Kazakistani ka dalë tashmë publikisht me pretendimet e saj pasi thotë se edhe pas pesë muajsh policia nuk ka arrestuar përdhunuesit e saj.

Vajza ishte marrë peng nga taksisti  kur ajo hipi në makinën e tij në tregun e qytezës së Saryagash në jug të Kazakistanit, në muajin maj.

Kur makina kishte devijuar nga rruga e duhur vajza ishte trembur dhe nisi të qante. Shoferi i kishte ofruar një shishe uji për “t’u qetësuar” por pasi piu dy herë nga shishja adoleshentja humbi ndjenjat.

Tashmë vajza e guximshme ka treguar historinë e saj në rrejtin vendas  TV KTK: “U zgjova në breg të një lumi. Isha e shtrirë përtokë, komplet e zhbeshur dhe e rrethuar nga disa burra”.

“Ata më përdhunuan në breg pastaj më çuan në një shtëpi”

“Aty më përdhunuan përsëri dhe nisën të merrnin të tjerë në telefon duke u thënë ‘Ejani këtu se kemi një vajzë’”.

“Një nga një, burat vinin në dhomën ku më kishin mbyllur dhe më përdhunonin”.

“Ata më rrihnin dhe më kërcënonin se do të më mbysnin në lumë, kur unë tentoja të rezistoja”.

Pas katër ditësh ata i kishin kthyer vajzës rrobat e saj dhe e nxorën jashtë derës, tregon më pas nëna e viktimës së sulmit.

Adoleshejtja ka arritur të identifikojë deri tani 17 burra vendas si të dyshuar.

Të dyshuarit janë vendosur nën kufizime por nuk janë arrestuar.

“Çështja kriminale është hapur pesë muaj më parë por asnjë nuk është arrestuar”, thotë e ëma.

Ajo shtoi se ka vendosur të flasë publikisht pasi ka humbur besimin se autorët do të dalin para drejtësisë.

Saltanat Karakozova, zëdhënësi i policisë së rajonit Turkestan tha: “Jemi duke kryer një seri ekzaminimesh dhe hetimet vazhdojnë.”

Hetuesit ankohen për nënën e viktimës që ka djegur rrobat e vajzës që mund të përdoreshin për mbledhje të provave.

Nëna e viktimës thotë se policia i ka sugjeruar se duhet të pranojë kompensimin nën dorë nga të akuzuarit, por ajo kërkon që përdhunuesit të shkojnë në burg.

FOTO GALERI
2/3
Vajza nga Kazakistani ka dalë tashmë publikisht me pretendimet e saj pasi thotë se edhe pas pesë muajsh policia nuk ka arrestuar përdhunuesit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA