Një film për median e lirë/ “Katrori i pushtetit” është realizuar për gazetarët

03/11/2021 19:52

Elva, Gentiana dhe Nina janë gazetare të një televizioni informativ.

Përmes konflikteve profesionale që ndikojnë direkt në jetën e tyre personale, ato zbërthejnë orën njerëzore të Katrorit të Pushtetit të përbërë prej Medias, Biznesit, Politikës dhe Krimit.

Katrori i Pushtetit është një film me tetë episode , një prodhim i Era Film financuar nga Bashkimi Evropian, me regji të Robert Budinës dhe Mateo Cingut.

Ema Andrea personifikon Elvën, një gazetare karriere , aktive në rrëzimin e diktaturë, që regjimi la pasoja në familjen e saj dhe ajo zgjedh të “martohet”me profesionin.

Nga ana tjetër Nina është një gazetare e re që përballet me sfidat e profesionit dhe dilemave familjare.

Projekti, mbështetur financiarisht nga BE ka në fokus median e lirë dhe gazetarinë investigative.

Filmi do të bëjë tur edhe nëpër kinematë e qyteteve të tjera.

Top Channel