Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë
Re pluhuri të artë ngriheshin mbi rreth 40 kuaj që garojnë në ndeshjen finale në fushat veriore afgane të Samangan, ku kalorësit ‘buzkashi’ respektohen si heronj.
“Buzkashi është një lojë shumë e rrezikshme, por kuajt e mi janë si vera. Nëse fiton dehesh, nëse humbet digjesh si mishi në hell”, thotë kalorësi 35-vjeçar Naxhibullah Palavan.
Nje prej hamshorëve sapo lëshoi dhinë e vdekur në portë për të pretenduar fitoren e buzkashit, që është sporti kombëtar i Afganistanit.
Rreth 3,000 spektatorë brohorasin për fituesit, teksa Mohammad merr nga zyrtarët çmimin prej rreth $500 dhe bën xhiron e fitores.
Buzkashi vjen nga persishtja dhe do të thotë dhia – “buz”, dhe tërheqje – “kashi”.
Sporti është luajtur prej shekujsh në Azi, sidomos në Afganistan dhe fqinjët Uzbekistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Kirgizstan e Kazakistan, me disa ndryshime te rregullave në versionet e lokaliteteve.
Regjimi fillestar Taliban e kishte ndaluar sportin në 1996 deri në 2001 duke e cilësuar “imoral”, por jo tani në ardhjen e tyre të dytë në pushtet.
Kësaj radhe një zyrtar i lartë taliban mori pjesë në konkurrim bashkë me Mohammad.
Top Channel