Afganët garojnë me kuaj e kufomën e dhisë, në hapjen e sezonit tradicional ‘buzkashi’ (fotot)

02/11/2021 19:59

Re pluhuri të artë ngriheshin mbi rreth 40 kuaj që garojnë në ndeshjen finale në fushat veriore afgane të Samangan, ku kalorësit ‘buzkashi’ respektohen si heronj.

“Buzkashi është një lojë shumë e rrezikshme, por kuajt e mi janë si vera.  Nëse fiton dehesh, nëse humbet digjesh si mishi në hell”, thotë kalorësi 35-vjeçar Naxhibullah Palavan.

Nje prej hamshorëve sapo lëshoi dhinë e vdekur në portë për të pretenduar fitoren e buzkashit, që është sporti kombëtar i Afganistanit.

Rreth 3,000 spektatorë brohorasin për fituesit, teksa Mohammad merr nga zyrtarët çmimin prej rreth $500 dhe bën xhiron e fitores.
Buzkashi vjen nga persishtja dhe do të thotë dhia – “buz”, dhe tërheqje – “kashi”.

Sporti është luajtur prej shekujsh në Azi, sidomos në Afganistan dhe fqinjët Uzbekistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Kirgizstan e Kazakistan, me disa ndryshime te rregullave në versionet e lokaliteteve.

Regjimi fillestar Taliban e kishte ndaluar sportin në 1996 deri në 2001 duke e cilësuar “imoral”, por jo tani në ardhjen e tyre të dytë në pushtet.

Kësaj radhe një zyrtar i lartë taliban mori pjesë në konkurrim bashkë me Mohammad.

FOTO GALERI
4/7
Sporti është luajtur prej shekujsh në Azi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA