Një burrë është shpuar për vdekje nga brirët e demit dhe dy të tjerë janë plagosur kur u ngritën në ajër prej goditjeve, teka përpiqeshin të kalonin me vrap para kafshëve të ndërsyra, në një festival tradicional në Spanjë.
Festivali i përvitshëm i ‘encierros’, në të cilin demat lëshohen në rrugë dhe ndiqen nga njerëzit, është njollosur përsëri nga tragjedia dje.
Në eventin e Onda, pranë Valencia, një burrë 55 vjeçar u godit dy herë nga briri në kofshë e në bark, si dhe pësoi plagë në kokë.
Kafsha ishte filmuar duke u ngritur atë në ajër me një prej brirëve, ndërsa pjesmarrësit e tjerë largoheshin të shokuar duke u mbrojtur në dyqanet aty pranë.
Të tjerë shiheshin që përpiqeshin ta tërhiqnin demin larg të plagosurit, i cili ishte shtrirë pa ndjenja në tokë.
Burri kishte marrë kujdesin nga mjeku vendas i pajtuar nga organizatorët, por u shpall i vdekur më vonë në spital nga hemorragjia.
Bashkia e Onda konfirmoi ngjarjen në një deklaratë pas incidentit: “Prej vdekjes së një pjesëmarrësit të festivalit, në shenjë respekti e ngushëllimi, programet e mbrëmjes janë pezulluar”, thanë ata.
Eventi ‘Fira de Onda’ zhvillohet çdo vit në javën e fundit të tetorit kur celebrohet Dita e Shenjtorit Padron. Eventet kryesore janë procesioni fetar dhe gara e demave që mbledhin turma të mëdha.
Incidente të ngjashme ndodhën dhe në provincat fqinje.
Një 25-vjeçar nga Ekuadori ishte një nga dy të plagosur në la Pobla de Farnals në provincën e Valencia gjatë eventit të së shtunës.
Në video të publikuara shihet burri me veshje të kuqe që goditet duke u ngritur në ajër nga demi, pasi e kishte ndjekur kafshën dhe e kishte goditur nga prapa.
Pak më vonë një festues i dytë u filmua të goditej nga demi teksa përpiqej ta largonte nga burri pa ndjenja përtokë në vijat e bardha.
Edhe para pandemisë së koronavirusit, pjesëmarrës të festivalit humbisnin rregullisht jetën në festivalet e demave në Spanjë, si ai në San Fermines në qytetin verior të Pamplona.
Në vitin 2015 shtatë njerëz vdiqën në festivale të tilla nga korriku deri në mesin e gushtit.
Top Channel