Policia i gjeti 3 kg kanabis në stanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Fier

31/10/2021 10:52

Policia e Fierit ka goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 3 kg kanabis dhe është vënë nën pranga poseduesi i tyre.

Pas kontrollit të ushtruar në fshatin Libofshë të Fierit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg kanabis në stanin me pronësi të shtetasit me inicialet E. K.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit E. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel