Agjensi për fondet e huaja/ Tabaku ironizon qeverinë: Është krijuar për të fshehur…

31/10/2021 15:40

Pas krijimit të Agjencisë për Mediat dhe Bashkëqeverisjen, qeveria ka krijuar një të re që fokus kryesor do të ketë menaxhimin e fondeve të huaja.

Me anë të një VKM-je, Këshilli i Ministrave bëri me dije krijimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që për mision do të ketë kontrollin dhe zbatimin e ndihmës së huaj monetare që jepet nga Bashkimi Europian.

Kjo Agjenci do të ketë në krye një drejtor të emëruar nga kryeministri dhe me varësi direkte prej tij. Veprimtaria e saj do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Fondet e huja, kryesisht ato të BE, menaxhoheshin nga një drejtori e posaçme, e ngritur në Ministrinë e Financave, ndërsa tashmë ato do të jenë pranë kryeministrit.

Në progres raprotin e BE-së theksohej nevoja për monitorim dhe zbatim më të mirë të fondeve që vijën nga jashtë. Komisioni Europian vlerësonte se Shqipëria kishte bërë përmirësime të dobëta në këtë aspekt.

Deputetja PD, Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi në Facebook e ka kundërshtuar këtë nisëm duke akuzuar qeverinë se po shpik agjenci te reja per interesa klienteliste dhe korruptive.

“Sot Rama ka ideuar dhe ndërtuar shtetin më të madh dhe me një centralizim pushteti të pa ekzistuar me parë. Agjencia në fjalë njësoj si 2 agjencitë e tjera është thjesht një kod për të fshehur punën reale që ato do bëjnë. Pra, Agjencia do të ndërtojë politika, do menaxhojë fonde, do të jetë një Ministri e re e Financave.”

Top Channel