Shitje rekord në “Artkand”/ Vepra “Fshati Shkjez” e piktorit Simon Rrota u shit për 9 mijë euro

Shitje rekord në “Artkand”/ Vepra “Fshati Shkjez” e piktorit Simon Rrota u shit për 9 mijë euro

Program “Artkand” në këtë episod të 30-të, lajmëroi shitjen e dytë rekord. “Fshati Shkjezë” i piktorit Simon Rrota u shit me vlerën 9000 euro, duke pasuar Vangjush Mion të javës së parë me 12 mijë euro.

Simon Rrota u lind në vitin 1887 në Shkodër. Në një familje katolike e qytetare. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane. Mësuesit e vunë re që në fillim talentin e tij për pikturë.  Mësimet e Kol Idromenos dhe Gjergj Fishtës i dhanë forcë ta ndjekë deri në fund të jetës rrugën e artit.

Ai ishte një piktor që pikturonte në natyrë. Nëpërmjet kësaj mënyre krijoi imazhin e piktorit të natyrës.

Nëpërmjet Simon Rrotës sot kemi trashëgiminë e një Shkodre që nuk ekziston më dhe që mund ta rjetosojmë vetëm në këto piktura.Prandaj edhe e kanë quajtur “piktori i një realiteti të humbur”

Gjithashtu dhe tabloja ‘Dimër në Razëm” e autorit Ksenofon Dilo u shit me vlerën 3000 euro.

Në këtë episod të 30-të, programi Artkand nxorri një vepër të Vilson Kilicës, “Vjeshtë”, vaj në pëlhurë, me çmimin fillestar 3500 euro, që do të qëndrojë në ankand për një javë.

Top Channel