Me kanabis në makinë, gati për shitje/ Arrestohet 34-vjeçari nga Mamurrasi

30/10/2021 09:37
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi u kap me lëndë narkotike në makinë. Policia kishte marrë informacione se qarkullonte me automjet dhe shpërndante lëndë narkotike në doza në lagjen “Gurra”, Lezhë.

Forcat blu bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A.L., gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel