Aksident në Durrës, “Audi” përplas këmbësorin. Dërgohet me urgjencë në spital

30/10/2021 09:58

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Rreth orës 09:05, në lagjen Nr.17, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. H., 56 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. K., 88 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel