Autori i përplasjes së studentes 18-vjeçare pranë Universitetit, Fan Noli, në Korçë është kapur nga policia.

Studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet shpejtësi e ka goditur dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Korçë

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, informojmë se në vijim të veprimeve të kryera, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të shtetasit I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. B., 18 vjeçe, banuese në fshatin Sheqeras, Maliq dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 18-vjeçarja pas mjekimit në Spital u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
———-
Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel