Muzeu mbushi 40 vjet/ Ekspozohen protagonistët e ndërtimit të muzeut historik kombëtar

28/10/2021 15:25

Konferencës Shkencore Ndërkombëtare Muzeologjike zuri vend të mërkurën në në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar në përvjetorin e 40 të tij.

Përveç rolit thelbësor historik qëllimi i muzeut në përtëritjen e së ardhmes ishte tema kryesore e diskutimeve.
Sipas drejtorit Dorian Koci tashmë ka ardhur koha e krijimit të rrjetit të muzeve.

Ekspozita “Kur ndërtohej Muzeu Historik Kombëtar” shoqëron konferencën. E pajisur me fotografi të protagonistëve në projektimin, zbatimin, si edhe në përmbajtjen e pavijoneve të muzeut.

Konferenca do të vazhdojë edhe gjatë të enjtes me një program kushtuar sfidave të muzeut në të ardhmen.

Top Channel