Marin Mema krah shoqatës “Sali Çekaj” vijon dorëzimet e shtëpive të tërmetit

28/10/2021 19:50

Pas shtëpive të dorëzuara në Likesh, Shijak, Tapizë e Bubq në bashkëpunim me organizatën “Albanian Roots”, gazetari Marin Mema vijon inagurimin e shtëpive të reja për familjet e prekura nga tërmeti në krah të një tjetër shoqatë të njohur.

Në bashkëpunim me shoqatën që mban emrin e heroit të UÇK “Sali Çekaj” e njohur për kontributin e saj të madh në çështjet humanitare, projektet janë shtrirë sërisht në fshatin Bubq.

Marini : Ka qenë një proces i vështirë, i gjatë, por që vazhdon duke patur në themel punën dhe transparencën. Pa punë e transparencë asgjë nuk ecën siç duhet pëpara.

Të gjitha shtëpitë e reja kanë patur një kosto nga 3,3 në 3,8 milionë lekë në bazë të sipërfaqes duke përfshire edhe mobilimin e tyre të plotë.

Marini : Ky është një angazhim i marrë ballë shqiptarëve të cilit do ti shkojmë deri në fund. Pak fjalë, shumë punë dhe zemër. Kështu bëhen punët e mira.

Në ndërkojë gazetari Mema ka theksuar se projekti i rindërtimit në fshatin Ishëm, por ndiqet nga organizata “Albanian Roots” e cila zotëron fondin përkatës për këtë zonë. Ai kërkoi që projekti të ecë me ritme më të shpejta ndryshe nga çka ndodhur deri më tani.

Gazetari qartësoi se projektet në bashkëpunim me shoqata të ndryshme kanë mundësuar që gjatë periudhës së vështirë të pandemisë të ndihmohen rreth 500 familje. Projekte janë realizuar gjithashtu në Krujë, Katund të ri të Durrësit e me rradhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA