”Ishte inskenim”/ Banorët: Semi qau për vëmendje gjatë spektaklit
28/10/2021 14:25
Nata e spektaklit të së martës ishte e mbushur me shumë tension dhe debate.
Semi dhe Fifi sqaruan konfliktin e ndodhur mes tyre disa ditë më herët.
Gjatë kësaj përballje, gjendja emocionale e Semit u rëndua tepër dhe si rezultat ajo kaloi në një krizë praniku.
Këtë veprim, disa nga banorët e kanë komentuar mëngjesin e sotëm si një inskenim për të perthithur sa më shuëm vëmendjen e publikut.
‘’Mu duk inskenim total, nuk kisha asnjë shkak që ajo të bëhej në atë gjendje. Normalisht që do shfrytëzonte audiencën e live-it për të marrë sa më shumë vëmendje’’,- tha Monika.
E të njëjtit mendim ishin edhe Arjola, Sheila dhe Arditi.
Top Channel