Shteti më i varfër i Evropës konteston Rusinë për furnizimin me gaz (fotot)

27/10/2021 17:45

Vendi i tij është përfshirë nga kriza energjitike, por ministri Nicu Popescu përpiqet të mbetet pozitiv.

“Të hënën vendi ynë hyri në histori,” thotë ministri i jashtëm i Moldavisë. “Për herë të parë Moldavia ka blerë gaz nga një burim që nuk është grupi rus Gazprom.”

Dërgesa e gazit prej një milionë metër kub, u krye nga kompania polake PGNiG.

Por Moldavia do të ketë nevojë për volume akoma më të mëdha nëse Gazprom bën atë që ka kërcënuar se do të bëjë dhe ndërpret rubinetët e gazit për vendin.

Deri tani 100% e gazit të Moldavisë vinte nga Rusia por kontrata e fundit ka skaduar në fund të shtatorit. Gazprom ka rritur çmimet e gazit dhe Moldavia ka refuzuar të paguajë.

Në mungesë të një marrëveshjeje të re gjiganti energjitik rus ka reduktuar furnizimin dhe Moldavia ka shpallur 30 ditë emergjence energjitike.

Gazprom ka akuzuar vendin për “provokim krize” dhe kërkon pagesën prej $709 milionë, e cila po kontestohet nga Moldavia.

Negociatat mes të dyjave vazhdojnë. Zyrtarët vendas thonë se dëshirojnë një kontratë të re me Gazprom, por vetëm nëse kushtet janë të favorshme.

“Kjo ishte koha më e keqe për të pasur një krizë të brendshme gazi,” panon zoti Popescu.

“Çmimet janë të larta, këtë po e shohim në të gjithë tregun, por ne kemi mbështetje. Vitet e fundit Rumania ka ndërtuar një gazsjellës të ri drejt Moldavisë dhe kjo na jep një valvul sigurie. Kemi marrë gjithashtu këshilla nga Bashkimi Evropian për diversifikimin e burimeve të gazit”.

Megjithse më parë ka qenë plotësisht në orbitën e Moskës, Moldavia  ka anuar vazhdimisht drejt Perëndimit vitet e fundit.

Edhe udhëheqja e BE sugjeron se kriza e nisur në vend është një mënyrë e shafqjes së pakënaqësisë nga Moska për orientimin e ri të vendit.

“Këtë vit kishim zgjedhjet parlamentare dhe partia pro-ruse humbi,” thotë Sergiu Tofilat, ish-këshilltar energji i presidentit të Moldavisë.

“Tani kemi në pushtet një parti pro-perëndimore. Kështu që Rusia ka ndryshuar qëndrimin për gazin. Nëse Kremlini dëshiron të na ndëshkojë se nuk votuam partinë pro-ruse, kjo është politikë e pastër”, shton ai.

Ndërsa Kremlini refuzon faktin se po përdor energjinë si armë, teksa presidenti Putin ka refuzuar sugjerimin si “fjalë boshe, thashetheme të motivuara politikisht.”

Por për Moldavinë reduktimi i varësisë nga Rusia nuk është i thjeshtë, pasi kompania vendase Moldovagaz, zotërohet në shumicën e aksioneve nga Gazprom. Ndërsa shumica e energjisë elektrike të vendit, rreth 80% vjen nga impjanti në pronësi ruse nëTrans-Dniester – rajoni separatist i Moldavisë, i mbështetur politikisht e ushtarakisht nga Moska.

Kështu që Rusia ka ende dorë të fortë aty, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
6/6
Shoferet e qytetit ne pritje per gaz

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA