Rreth botës me karrocë invalidi/ Historia frymëzuese e të riut nga Kroacia që nuk u mposht

26/10/2021 20:01

35 vjeçari nga Krocia Slaven Shkrobit, para 12 vitesh mbeti paralizuar, që nga ajo ditë ai vendos të jetë qytetar i botës. Udhëtimet e tij, nuk preferon t’i bëjë me avion, por me biçikletën e tij të pazakontë .

Ai sëbashku me miqtë që e shoqërojnë gjithnjë deri më tani ka shëtitur në 4 kontinente. Slaven thotë se natën do ta kalojnë në Tiranë, pasi të vizitojnë Shqipërinë destinacioni i radhës është Greqia.

SLAVEN SKROBOT: Prej 12 vitesh unë jam tetraplagjik pasi u hodha nga shkëmbi në det dhe rashë sipër një shoku tim i cili ishte duke u zhytur . Kalova një vit në rehabilitim dhe gjatë kësaj kohë po mendoja për diçka që kisha dëshirë të bëja dhe kështu vendosa të udhëtoja. Fillimisht udhëtova nëpër Europë më pas po kërkoja diçka më ekzotike si Maroku e më pas përfundova në Australi.

Më stilin e tij të jetës Slaven kërkon të thyej paragjykimet për njerëzit me aftësi të kufizuar.

SLAVEN SKROBOT: Misioni im është që ta jetoj në maksimum dhe t’i mësoj njerëzve si unë që edhe ata mund ta shijojnë jetën.

35 vjeçari është gjithnjë në udhëtim, në cilin shtet të botës që shkon Slaven gjen miq të rinj të rinj që i bëjnë dhuratë të ndryshme, udhëtimet e kroatit e kanë një qëllim ai kërkon të dhurojë biçikleta për njerëzit si ai.

Top Channel