Shoqëria civile bëri sot një analizë të shpenzimeve të parave që universitetet kanë bërë gjatë pandemisë në vitin 2020 kur mësimi ishte ‘on line’.

Ajo që u gjet është se më shumë para janë shpenzuar për ruajtjen e godinave, mobilje, ngrohje dhe pastrim, karburant dhe dieta dhe në fund fare renditet kërkimi shkencor. Universiteti I Tiranës gjatë atij viti shpenzoi për siguri godine 555 250 euro, ndërsa për kërkime dhe studime 0 euro. Rekord mban shpenzimi për kamera sigurie 260 mijë euro.

Universiteti Politeknik i Tiranës për karburant makine ka shpenzuar 50500 euro.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ka 0 shpenzime për studime dhe kërkime, 0 për karburant makine, 0 për pajisje zyre dhe orendi, ndërsa mban rekord shpenzimi për blerjen e Gazoil për ngrohjen e godinave në shumën 51500 euro.

Sipas Qëndresës Qytetare, ajo që nuk bën kuptim tek universiteti “Aleksandër Xhuvani “ në Elbasan është që ka blerë bojë printeri në vlerën e 40 mijë eurove dhe më pas ka porositur Shërbim Printimi në vlerën e 34 mijë eurove.

Në universitetin “Fan Noli “ në Korçë ku për dieta dhe udhëtime stafi akademik dhe administrative shpenzoi 20 mijë euro.

Për studime dhe kërkime universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka shpenzuar 0 euro, por për Ushqime për konferenca janë shpenzuar 3300 euro.

Në përfundim Qëndresa Qytetare ka llogaritur që 6 universitetet publike kanë shpenzuar për 2020-2021 32.5 milionë euro.

 

Top Channel