Një pesë vjeçar është mes të infektuarve me koronavirus që kanë ndërruar jetë në Shqipëri.

Top Channel mësoi se fëmija u trajtua pas problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturës së lartë për 8 ditë në spitalin e Sarandës në reanimacion. Për shkak të gjendjes së rëndë ai u transportua me helikopter drejt Tiranës ku morri trajtim për një javë tjetër. Prej 4-5 ditësh ai po mjekohej në Turqi por nuk ka mundur të mbijetojë. Djali nuk kishte sëmundje të tjera por vuante nga obeziteti dhe peshonte rreth 54 kg.

Ministria e Shëndetësisë informon se tetë pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, një 5-vjeçar nga Saranda, një 38-vjeçar nga Elbasani, një 52-vjeçar nga Durrësi, një 63-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçar nga Tepelena, dy qytetarë të moshave 71 dhe 78 vjeç nga Tirana dhe një 725-vjeçar nga Korça.

Nga 3.559 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 650 qytetarë, në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjakë, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Në të gjithë vendin numërohen 7,258 pacientë aktivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 650
Të shëruar në 24 orë 482
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520
Raste pozitive 182,610
Raste të shëruara 172,464
Raste Aktive 7,258
Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703
Fier 867
Durrës 720
Shkodër 465
Elbasan 305
Gjirokastër 226
Korçë 191
Lezhë 191
Vlorë 204
Berat 174
Kukës 142
Dibër 70

Top Channel