Hetimi për rusët ecën ngadalë/ Telefonat e tyre nuk arritën të hapeshin! Ministria e Drejtësisë kërkon përfundimin e ekspertizës

25/10/2021 15:06

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mësuar se hetimi për 4 turistët rusë që ndërruan jetë në mënyrë të mistershme në një hotel në Qerret po ecën shumë ngadalë.

Burime shumë të sigurta për Top Channel thanë se policia shkencore nuk ka arritur të hapë dy aparatet celularë të turistëve për të mësuar bisedat, të cilat janë e vetmja shpresë për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.

“Vdekja e mistershme e 4 rusëve po kthehet në një çështje të vështirë për të dhënë një përgjigje se përse ata ndërruan jetë. Burime shumë të sigurta për Top Channel thanë se policia shkencore e ka kthyer duarbosh grupin e hetimit, pasi se dy aparat e markës I-Phone ishte e pamundur të ç’kodoheshin, në mënyrë për të zbuluar bisedat e 4 rusëve”, tha Hoxha.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar me urgjencë përfundimin e ekspertizës së 4 turistëve të vdekur.

“Ministri i Drejtësisë ka kërkuar përgjigje të shpejta, pasi e cila mbetet e vetmja shpresë për të zbuluar në lidhje më çështjen. 4 rusët nuk kanë ndërruar jetë nga droga apo pije e dyshimtë. ISHP duhet të jepte përgjigje. Në përgjigjen e dytë nga Prokuroria e Kavajës ka sërish një përgjigje negative. Edhe në përgjigjen e  dytë laboratorët nuk mundën të japin një përgjigje se sa ishte përgjigja  e klorit. Ekspertët i thanë se nuk mund të japin një përgjigje edhe për pyetje të tjera”, u shpreh gazetarja.

Sipas informacioneve, grupi hetimor pritet t’i drejtohet laboratorëve të huaj, ndërsa nuk është e sigurt nëse aparatet do t’i dërgohen Izraelit apo laboratorëve të tjerë jashtë vendit.

“Grupi hetimor pritet t’i drejtohet laboratorëve të huaj. Nuk dihet ende nëse aparatet do të dërgohen drejt Izraelit apo laboratorë jashtë vendit. Ambasada ruse ka paralajmëruar se mezi pret me padurim përgjigjet dhe do të nisë hetimet në vendlindjen e tyre”, tha Hoxha.

Prokuroria e Kavajës konfirmoI se çështja i është referuara për vrasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe jakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.

Shqipëria po përpiqet të zbërthejë arsyet e vdekjes së njëkohshme të katër turistëve rusë Sergeit, Natalisë, Ekaterinës dhe Nikitës.

Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA