35 persona me simptoma helmimi janë paraqitur këtë të hënë në spitalin e Krujës, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Krujë njofton se ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel