Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për eurobondin 500-700 mln euro që synon të marrë qeveria.
Shehi ironizoi ministren Anila Denaj e fundit kjo që deklaroi se është përmirësuar struktura e borxhit. Ai tha se meqë është përmirësuar struktura e borxhit vitin tjetër të marrim një miliard euro borxh.
“Këtë relacion merreni e gëzofshi, por këtë me shit mend se sa e mirë që është ekonomia shqiptare nuk i hamë këto. Pse është sukses me marr borxh? Dëgjova edhe zonjën ministre që na qenka përmirësuar struktura e borxhit. A do ta bëjmë tamam marrim një miliard vitin që vjen dhe na përmirësohet kjo afatgjatë, kjo qenka mënyra për ta përmirësuar, qenka gjë e mirë kjo. Pra ne jemi të sëmurë, por nuk e kemi sëmundjen aq të tmerrshme sepse varrimin do na e bëjnë me arkivol të mirë. Ky është turp i madh”, tha Dashamir Shehi.
Top Channel