Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela: S’do preket tarifa e energjisë për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE

25/10/2021 11:26

Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela të hënën deklaroi se nuk do të ketë rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE.

Në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku dhe u diskutua për projektin e OSHEE-së për reagimin e krizës ndaj pandemisë Covid-19, Çela tha se deri më datë 1 janar, nuk preket tarifa.

Sipas tij, më datë 1 janar, enti rregullator do paraqesë propozimin, por deri më tani nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Çela tha se tregu i liberalizuar ka filluar shumë vite përpara.

Ai tha se me datë 1 janar, pjesa tjetër që është e lidhur me tension të mesëm, do dali në treg të lirë. Platforma, sipas tij, ka përfunduar mes OST-së dhe OSHEE-së.

Rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do të ketë. Në krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë, por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vite OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës, sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA