Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne me pasojë plagosjen e dy personave.

Një makinë tip “Volswagen Golf 4” në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin e rrugës.

2 personat e plagosur, shoferi 21 vjeç dhe pasagjeri 16 vjeç janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksiddentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të një restoranti , drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen ” shtetasi M.K., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi M.K., 21 vjeç dhe pasagjeri në automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel