Vettingu në Kosovë/ Zyrtarët kosovarë: Duhet të nisë dialogu me BE për të siguruar…

24/10/2021 14:12

Qeveria e Kosovës duhet të nisë një dialog me Bashkimin Evropian për ta bindur se procesi i vettingut është forma më e mirë për të siguruar funksionimin dhe transparencën më të lartë nga institucionet e drejtësisë.  Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se kjo duhet bërë me ndihmën e  partnerëve

“Konsiderojmë që procesi i vettingut nuk duhet të jetë një proces i cili bartet vetëm nga Kosova duhet të jetë proces që kërkon përfshirjen substanciale të partnerëve tanë strategjikë, pa përfshirjen e tyre ne konsiderojmë se një proces i tillë nuk mund të gëzojë kredibilitetit që ne synojmë. Ne mendojmë që Ministria e Drejtësisë por edhe Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim pa u siguruar që reforma e thellë në sistemin e drejtësisë të jetë i përfshirë në pakon e zgjerimit të Kosovës”.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se kritikat e Komisionit Evropian për procesin e vettingut janë pasojë e mungesës së komunikimit me Bashkimin Evropian.

“Por është detyrë e MD që t’ia bëjë të qartë Bashkimit Evropian këtë nevojë që t’ia bëjë të qartë BE se nuk ka alternativë tjetër për ta ngritur integritetin e sistemit të drejtësisë….Me vetë gjetjet për Raportin e Progresit për Kosovën duhet të zgjojmë kërshërinë e Qeverisë përkatësisht MD që të evitojnë kritikat ndaj Zyrës së BE-së dhe faktorit ndërkombëtar por të ulen dhe të ngrisin dialogun me faktorin ndërkombëtar dhe të njëjta t’i adresojnë shqetësimet e faktorit ndërkombëtar me qëllim që të kemi një sistem të mirëfilltë të vettingut dhe të mos i përsërisim gabimet tjera që i kanë bërë vendet tjera”.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala i shpjegon kështu kritikat: “Për sa i takon procesit të vettingut raporti shprehet vetëm për vettingun e njëhershëm që nuk është realisht qasja që ka rekomanduar koncept-dokument mbi zhvillimin e procesit të vettingut. Në anën tjetër Raporti i Progresit evidenton probleme të vazhdueshme sa i takon funksionimit të sistemit të drejtësisë i referohet si sistem në fazat e hershme drejtë zhvillimit të një sistem mirë funksional….Një zgjidhje karshi këtij ngërçi sistematik në sistemin tonë të drejtësisë është ndërmarrja e procesit të vettingut”.

Në Raportin e Progresit për Kosovën thuhej se Qeveria ka shqyrtuar disa opsione për një proces për “vetting” të gjyqësorit dhe prokurorisë, por prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë dhe njëkohësisht i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA