Një veprim i ndodhur në humor e sipër është bërë shkaku i një përçarjeje tepër serioze mes Fifit dhe Granitit.
Arditi ishte ai që ndërhyri mes tyre duke i treguar këngëtares për një veprim të ndodhur mes Grantit dhe Semit, veprim i cili sipas tij ishte tepër flirtues.
Kaq mjaftoi që Fifi e revoltuar t’i drejtonte Granitit një sërë akuzash, përfshirë edhe faktin se pëlqimi i deklaruar prej tij është vetëm në kuadrin e lojës.
‘’Nëse do të luash hajde luajmë bashkë. Nëse do e kisha bërë unë atë veprim ti nuk do ta kishe pritur mirë’’,- tha Fifi e revoltuar.
Të gjithë këtë debat, Fifi duket se e ka përjetuar tepër, teksa nuk kam mundur të kontrollojë dot edhe lotët.
Graniti u përpoq ta qetësonte por Fifi këmbënguli se donte të qendronte vetëm.
”Unë kam shumë shoqëri me meshkuj dhe e di se si mendojnë. E nuahas menjëherë se çfarë dëshironi’‘,- shtoi ajo.
Top Channel