Sheshxhirimet kthehen në ‘film horror’; Rrëzime helikopteri, plumbat që vrasin aktorë e dublantë të Hollywood ndër vite (fotot)

22/10/2021 17:34

Pas vdekjes së djeshme të skenografes amerikane Halyna Hutchins në sheshin e xhirimit, shqetësime të rënda janë ngritur për sigurinë dhe kërkesat ekstreme të ushtrohen ndaj punonjësve të kinematografisë, të cilët dekadave të punës në këtë industri kanë humbur jetën me dhjetra.

Dhe në fakt prapa shkëqimit të xhirimeve në Hollywood regjistrohen rregullisht aksidente të tmerrshme me mjete ajrore, shpërthime, shembje strukturash apo përplasje të shpejtësive të larta që kanë shkurtuar jetën e dhjetra dublantëve, aktorëve e regjizorëve.

E tillë ishte dhe vdekja e djeshme drejtores së fotografisë filmike  Halyna Hutchins që u qëllua për vdekje nga plumbat e pistoletës “së rreme” të aktorit të njohur Alec Baldwin në sheshxhirimin në New Mexico.

Rrethanat e tragjedisë ku gjithashtu u plagos dhe një regjizor, mbeten ende të paqarta por gëzhojat e manovrës njihet që mbyllen me letër apo plastike për të ruajtur presionin e të shtënave, dhe mund të shkaktojnë plagosje të rënda prej gazrave apo shkarkimeve të paparashikuara.

Aktori Jon-Erik Hexum ka vdekur në xhirimet e serialit ‘Cover Up’ në 1984 kur qëlloi veten në kokë padashje teksa luante me pistoletën e xhirimit mes skenave. Presioni i gëzhojës boshe i krisi kafkën duke shkaktuar hemoragji, e cila rezultoi fatale.

Tragjedia është e ngjashme me plumbat manovër që vranë aktorin Brandon Lee në xhirimet e filmit The Crow (Korbi) në vitin 1994, i cili u godit nga një fragment që kishte mbetur në grykën e pistoletës dhe u kthye në ‘plumb’ nga presioni i plasjes së gëzhojës.

Brandon Lee

Profesioni është më vrasësi për dublantët e aktorëve në skenat e aksionit, të cilet rrezikojnë jetën për të kapur skenën e përkryer, sidomos ato në lartësi të mëdha, në mjete ajrore në fluturim apo në automjetet në lëvizje.

E përditshmja MailOnline hartonte sot një listë të tragjedive më të rënda të sheshxhirimeve:

The Crow, 1994 – Brandon Lee, i biri i ikonës së arteve maciale Bruce Lee, ishte një yll kinematografie në ngritje kur humbi jetën nga plumbi i një  pistolete Smith & Wesson gjatë xhirimit të një skene grabitjeje.

Filmi Motherless Brooklyn, 2018 – Zjarri në sheshxhirim vret zjarrfikësin.

Tragjedia goditi kur zjarrfikësit në vendngjarje ndërhynë pas skenës së zjarrit, ku fatkeqësisht humbi jetën 37 vjeçari Michael Davidson.

Vdekja e zjarrfikesit ne sheshxhirim ne New York

Filmi The Expendables 2, 2012 – Shpërthimi vret dublantin në barkën e gomës.

Filmi i njohur i aksionit Expendables 2 me Sylvester Stallone, Bruce Willis, Arnold Schwarzenegger e Jet Li kishte një skenë shpërthimi në ujë që po xhirohej në Bullgari.

Dublanti Ken Lui humbi jetën aty në tetor 2011 duke performuar në një barkë gome jashtë kryeqytetit Sofje, nga një shpërthim në barkën ku qëndronte Sylvester Stallone.

Filmi Twilight Zone: 1982 – Aktori Vic Morrow dhe një aktor fëmijë, humbën jetën brutalisht te copetuar nga helikat e helikopterit.

Skena duhet të përshkruante personazhin e Morrow që transportohej në Vietnam, teksa mbronte dy fëmijë vietnamezë.

Por helikopteri që fluturonte mbi Morrow dhe dy fëmijët ra duke u përplasur në tokë si pasojë e një shpërthimi të kryer në kohën e gabuar.

Seriali Cover Up, 1984 – Gëzhoja e manovrës vret aktorin Jon-Erik Hexum

Aktori 26 vjeçar Jon-Erik Hexum, në rolin e një agjenti të CIAs, ishte duke xhiruar një skenë të zgjatur e të përsëritur disa herë nga regjia, teksa zyrtaret kërkonin kapjen e përkryer.

Mes skenave, nga mërzia aktori nisi të luante me pistoletën duke simuluar lojën “ruleta ruse”. E shtëna në kokë i mori jetën.

Në filmin Catch-22, në 1970 kameramani ajror ra nga helikopteri në lartësi të madhe gjatë filmimeve në Gjirin e Meksikës.

John Jordan ishte një makeraman me eksperiencë dhe njihej për xhirimet e guximshme ajrore.

Filmi “Gone in 60 Seconds 2”, 1989 – Regjizori H.B. Halicki vritet nga rënia e shtyllës telefonike.

Filmi xXx, 2002 – Dublanti parashutist vres nga përplasja me urën në Pragë.

The Dark Knight, 2008 – Dublanti vritet në skenën e përplasjes së automjetit.

Dublanti Conway Wickliffe ishte duke bërë provën e skenës në të cilën ai zgjatej jashtë dritares teksa makina përplasej me një pemë në Britani. Shoferi nuk pësoi lendime, ndërsa Wickliffe i ulur në sediljen e pasagjerit pësoi plagë të rënda në kokë që rezultuan fatale.

FOTO GALERI
2/14
Brandon Lee, i biri i ikonës së arteve maciale Bruce Lee

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA