Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj grupit të Talo Celës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me 4 viktima.

Në gjykim ka kaluar dosja për Besian Xhixhan, Enver Divan, Altin Ndocin dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Allën.

Për të pandehurit Talo Çela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar.

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.

Talo Çela është i akuzuar për 5 vepra penale, mes tyre, për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.

Pas atentatit të dy vëllezërve Haxhia, prokuroria bashkoi dy dosjet, të Haxhiajve dhe të dy të rinjve qe u ekzekutuan në 2 mars të vitit 2020, pasi vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia.

Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia

Si ndodhën 4 vrasjet:

Besian Xhixha, një 30 vjeçar me profesion berber dhe Enver Diva, u paguan paradhënie pesë mijë euro nga Dumani, për të vrarë Besmir Haxhinë pasi “ai kishte nisur të fliste shumë”.

Por teksa njeri prej tyre u prek nga Covidi, dhe për ketë arsye telefonoi Dumanin duke e njoftuar se plani anulohej, grupi u mblodh dhe vendosi ta kryejë krimin vetë, ku gjatë të shtënave pa dashje u vra edhe vëllai i Besmir Haxhisë, Viktor Haxhia.

Vrasja e dy vëllezërve u krye më pas nga Altin Doci dhe Klevis Alla me rol ndihmës për autorët, të cilët morën urdhra nga Dumani dhe Talo Çela, pasi Besmir Haxhia po fliste shumë sipas tyre dhe i kishte hyrë vetja ne qejf.

E ndërsa Nuredin Dumani është nën hetim për një seri ngjarjesh ku përfshihet edhe vrasja e Anxhelo Advisë dhe Dorian Shkozes, ndaj ish mikut të tij Talo Çela, edhe ai i kërkuar, rëndon dhe një episod shtesë siç është tentativë për të vrarë biznesmenin Irfan Hazizi.

Të gjithë të dyshuarit e mësipërm do të jenë në të njëjtën dosje, që vijon të mbetet e vështirë të deklarohen me prova motivet e vrasjeve, edhe pse protagonisti kryesor Talo Çela po vijon të shfaqet nëpër ngjarje fill pas grabitjes disa milionë euroshe në pistën e Rinasit.

Edhe për ketë grabitje, ku gjatë largimit mbeti i vrarë Admir Murataj, Talos iu ngrit akuzë në mungesë të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA