Boris Johnson në shërbesën e nderë fetare të 100-vjetorit të Irlandës së Veriut (fotot)

21/10/2021 19:52

Udhëheqës të Britanisë e Irlandës shënuan sot 100-vjetorin e ndarjes së Irlandës me Irlandën e Veriut në nje shërbesë të nderë fetare për momentin e kontestuar të historisë së provincës.

Mediat vendase e quanin pervjetori i dhimbjes dhe i ndarjes.

Kryepeshkopi Eamon Martin mbajti një fjalim për 100-vjetorin e ndarjes së Irlandës dhe formimin e Irlandës së Veriut.

Në vitin 1921, ishulli u nda në Irlandën e Veriut dhe në Shtetin e Lirë të Irlandës.

Shërbesa në katedralen Protestante u bojkotua nga presidenti i Irlandës Michael Higgins si dhe nga ministrja e parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill.

Me sa duket duke parë mungesat, edhe mbretëresha Elizabeth njoftoi tërheqjen nga eventi, duke cituar arsye shëndetësore.

Qeveria e Irlandës përfaqësohej nga ministri i jashtëm Simon Coveney e ministri i brendshëm, pas tërheqjes së presidentit.

Shërbesa u dha nga kreu i Kishës Metodiste Irlandeze, Sar Yambasu.

Ky i fundit është me origjinë nga Sierra Leone, dhe është i pari lider afrikan i një kishe madhore në Irlandë.

Pallati mbretëror britanik tha zyrtarisht se “mbretëresha duhet të merrte pjesë në event por u tërhoq të mërkurën duke pranuar këshillën e mjekëve për pushim”.

FOTO GALERI
3/6
Në vitin 1921, ishulli u nda në Irlandën e Veriut dhe në Shtetin e Lirë të Irlandës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA