Raportit Vjetor i KE për Shqipërinë/ Këshilli Kombëtar për Integrimin zhvillon takimin e radhës

20/10/2021 08:33

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvillon takimin e radhës sot në orën 10:00, ku do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”.

Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Raporti Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë do të prezantohet nga Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Më pas fjalën do e marrin, Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përhershëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij Raporti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA