Mësuesja amerikane vritet brutalisht nga bashkëshorti abuzues dhe e dashura e tij e re (fotot)

19/10/2021 20:59

Një bashkëshort dhe e dashura e tij janë shpallur fajtorë në SHBA për vrasjen e një mësueseje dhe fshehjen e mbetjeve të djegura të trupit të saj në një magazinë në Staten Island të qytetit New York.

Prokurorët thanë se 44 vjeçari Michael Cammarata, dhe e dashura e tij Ayisha Egea, 43, akuzohen për vrasje të gradës së dytë, vrasje nga pakujdesia të gradës së parë, fshehje të kufomës njerëzore, prishje të provave dhe vënie në rrezik të mirëqenies së një fëmije.

Dyshja ishin deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave por Cammarata u shpall fajtor nga gjykata e lartë e New York Supreme, raproton rrjeti NBC.

Egea do të gjykohet në një datë të mëvonshme.

Në mars 2019 Cammarata dhe Egea vranë 37-vjeçaren nënë e tre fëmijëve Jeanine Cammarata në një akt dhune shtëpiake pas perndjekjes dhe kercenimeve te bashkeshortit.

48 orë më herët Jeanine i kishte dhënë Cammarata dokumentet e divorcit. Megjithse çifti kishin dy fëmijë, në kohën e ndarjes ajo dhe bashkëshorti jetonin jetë të ndara.

Cammarata shoqërohej me Egea, e cila ishte gjashtë muajshe shstatzënë kur e ndihmoi të dashurin për vrasjen. Edhe Jeanine kishte një të dashur, i cili ka mbetur anonim prej autoriteteve, por gruaja raportohej e trembur nga perndjekja e bashkeshortit.

I dashuri i Jeanine ishte personi i fundit që e pa atë të gjallë, kur e la në shtëpinë e saj të shtunën e 30 marsit 2019.

Ai gjithashtu e raportoi atë të humbur në polici, kur gruaja nuk u paraqit në punë si mësuese në shklollën fillore  PS 29 në Castleton Corner, shkruan Daily Mail.

Më 2 prill Cammarata u mor në pyetje nga policia për zhdukjen e Jeanine. Ai i tha policisë se e kishte goditur në fytyrë pasi kishin bërë seks të shtunën, si dhe të dhëna të tjera të cilat i ndryshoi në një version tjetër kur pretendimet e tij nuk përputheshin me faktet.

Cammarata pretendoi më pas se mes tyre kishte shpërthyer një debat dhe e kishte shtyrë Jeanine pasi e kishte goditur disa herë, thuhej në dokumentet e gjyqit.

Prokurori tha McMahon: “Verdikti i sotëm siguron që ky krim i kobshëm  të mos kalojë pa u ndërshkruar, dhe që i akuzuari të mbajë përgjegjësi për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për komplotin gjakftohtë të fshehjes së krimit”.

Ata që e njihnin Jeanine thonin se ishte e tmerruar nga i shoqi, ndërsa sjelljen e tij e përshkruianin si abuzive.

Jose Perez, pronari i shtëpisë ku gruaja banonte tha se Jeanine ishte e shqetësuar për sigurinë e saj pasi Michael e përndiqte dhe e ndiqte me makinë. “Ajo gjithmonë më shkruante për të më treguar ku ishte apo nëse i ndodhte gjë. Herën e fundit nuk e bëri”, tha në dëshmi  Perez.

Ai shtoi se Jeanine ishte e vendosur te fitonte kujdestarine e dy femijave qe kishte me Michael.  Ajo kishte gjithashtu njw djalw 11-vjeccar nga nje martese e meparshme.

FOTO GALERI
5/9
Më 2 prill Cammarata u mor në pyetje nga policia për zhdukjen e Jeanine

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA