Burri më i shëndoshë i botës që nuk ‘konsumonte’ dot martesën, hëngri deri në vdekje pas ndarjes (fotot)

19/10/2021 16:21

Ricky Naputi, i cili kishte shtatë vjet që nuk ecte dot dhe as nuk dilte nga shtëpia pasi kishte arritur peshën 300 kg, u përpoq të merrte ndihmë por përfundimisht vdiq në moshën 39 vjecare.

Ndërkohë bashkëshortja e tij e quante “bebe e tejrritur”.

“Jam në depresion. Jam i bllokuar në këtë krevat çdo ditë, dhe nuk ngrihem dot për të ecur, për të bërë dush. Nuk bëj dot asgjë. Herën e fundit që kam dalë vetë për qejfin tim ishte shtatë vjet më parë.

Këto ishin fjalët e dhimbsura që i varuri nga ushqimi Ricky Naputi tha në vitet e fundit të jetës ne ishullin Guam te Paqesorit amerikan.

Ai nuk ecte prej shtatë vitesh dhe ishte i bllokuar në shtëpinë e tij deri kur vdiq në vitin 2012.

Shkaku i vdekje së tij ishte obesiteti i rëndë, siç thuhej në dokumentarin e titulluar “Burri 300-kilogramësh”.

Tashmë 10 vjet pas vdekjes, mediat kanë hedhur një vështrim në rrugëtimin tragjik të Ricky.

Ai ishte një djalë normal kur ishte i vogël por kur u bë adoleshent pesha e tij u rrit shpejt në  90 kg.

Motra e tij Tammy, thotë: “Nëna jonë tregonte dashurinë e sja me anë të ushqimit.”

Ricky tregon se ai shpejt nisi të bëhej objekt bullizmi në shkollë teksa u kthye në një objektiv të thjeshtë talljesh prej masës së tij.

Ricky nis të vuante nga depresioni në të 20-at por gjithsesi kishte një punë si roje dere në klubet e natës.

Kur u bë 30 vjeç Ricky peshonte 220 kg.

Ndërsa në 2004, ai njohu dashurinë e jetës së tij Cheryl.

Në dokumentar Cheryl tregon: “Kur unë u martova me Ricky e dija që ishte një burrë i shëndoshë, por e mora parasysh rrezikun”.

Dhe në fakt Ricky ishte aq i shëndoshë sa nuk mund të “konsumonte martesën” në marrëdhënie intime.

Çifti dëshironin të kishin fëmijë por Ricky vijonte të shtonte në peshë – dhe kjo e bënte të pamundur.

Rrjedhimisht ai mbeti i bllokuar në shtëpi në ishullin  Guam në oqeanin Paqësor.

Por megjithë rrethinat panoramike të natyrës Ricky nuk arrinte të ngrihej në këmbë për të shijuar natyrën.

Gruaja e tij Cheryl u bë kujdestarja e tij, teksa tregon: “Është si të kujdesesh për një bebe të stërmadhe.”

Ajo nuk pati një familje por u sakrifikua duke bërë pazar, duke gatuar e duke ndihmuar bashkëshortin për të shkuar në tualet.

Doktorë nga Guam, Amerika e Australia u përpoqën të ndihmonin Ricky por ai nuk humbiste dot në peshë për të duruar operacionin gastrik.

Cheryl nisi të humbiste shpresat dhe martesa e tyre po përkeqësohej teksa burri nuk ndalonte dot varësinë nga e ngrëna.

Më 10 nëntor, 2012, Cheryl thirri shërbimet e emergjencës pasi Ricky nuk merrte më frymë.

Mjekët tentuan ta sjellin në jetë por rrjedhimsiht u shpall i ndekur.

Pas vdekjes nëna e tij Ava, tha: “Tani është në një vend më të mirë dhe mund të hajë të gjithë ushqimin që dëshiron.”

Ndërsa bashkëshortja Cheryl qëndroi larg funeralit teksa tha: “Arsyeja kryesore që nuk isha në funeral është se kam bërë paqe me Ricky. Mbaj zi për të prapa dyerve”.

FOTO GALERI
2/5
Ai nuk ecte prej shtatë vitesh dhe ishte i bllokuar në shtëpinë e tij deri kur vdiq në vitin 2012

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA