Viti i ri akademik nis me protesta/ Studentët refuzojnë të vaksinohen dhe kërkojnë arsim publik falas

18/10/2021 12:04

Studentët e kanë nisur vitin e ri akademik me protesta, ndërsa kërkesa kryesorë është të hiqen vaksinimi si kusht për të hyrë në auditorë.

Pjesa më e madhe e studentëve që kanë regjistruar në universitetet e vendit për vitin e ri akademik, 2021-2022 nuk janë vaksinuar, pavarësisht apelit të vazhdueshëm dhe vaksinodromëve që janë vendosur në çdo fakultet.

Studentët kanë theksuar sërish problemet, që ka arsimi i lartë në vend. Ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë, që sipas tyre lejon financimin e universiteteve private me fonde publike dhe shpërfill të drejtat studentore.

Burokracia shqiptare dhe disa pedagoge abuzues vazhdojnë të nëpërkëmbin dinjitetin e studentëve, shkruhet në një shkresë, ku ata i bëjnë thirrje njëri tjetrit për bashkim.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel