Pas një shkëputjeje gati 2 vjeçare, gjallëria e universiteteve u rikthye me hapjen e auditorëve.

Na kishte munguar shumë. Nuk krahasohet me mësimin ‘online’, por pa vaksinë. Pse duhet të jetë me detyrim? A jemi në demokraci? Gjithsecili e zgjedh vetë. Unë nuk e kam bërë, por sot më lejuan të hyja”, thotë një student.

Ministria e Shëndetësisë urdhëroi hapjen e universiteteve me kushtin që studentët të vaksinoheshin por jo të gjithë e kanë kryer vaksinën e pavarësisht kësaj disa institucione të arsimit të lartë u treguan më tolerant në zbatimin e këtij urdhëri e disa të tjerë më të rreptë.

Për shkak të numrit të ulët të studentëve të vaksinuar, pikat e vaksinimit pranë fakulteteve do të qëndrojnë të hapura edhe përgjatë javës së parë të vitit të ri akademik, ndërsa pati të rinj që humbën ditën e parë të mësimit për shkak të mosdëshirës për vaksinimin.

Studentët kontrolloheshin nga rojet e institucioneve të arsimit të lartë nëse kishin certifikatën e vaksinimit ose testin negative apo një vërtetim mjekësor pse nuk duhet të bënin vaksinën. Por teksa këtu kishte tolerime, mbajtja e maskës ishte rregulli më strikt i zbatuar nga të rinjtë.

Ndërsa disa të rinj zgjodhën këtë të hënë të vaksinohen duke mos bërë më rezistencë e duke e konsideruar të humbur betejën për të ndryshuar vendimin e qeverisë.

Por, nuk munguan edhe studentët e revoltuar të cilët protestuan përpara ministrisë së arsimit dhe korpusit universitar.

Top Channel