Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake
Brittney Poolaw është shpallur fajtore për vrasje të gradës së parë nga pakujdesia, pasi pranoi konsumin e drogave që shkaktuan deshtimin e shtatzanisë së saj.
Kritikë dhe ekspertë janë shprehur kundër dënimit.
Gruaja është dënuar me katër vjet burgim pasi drogat e marra gjatë shtatzanisë besohet se kanë shkaktuar vdekjen e fetusit të saj.
Poolaw ishte 19 vjeçe në kohën e shtazanisë dhe kishte pranuar me stafin mjekësor se kishte konsumuar metamfetaminë dhe kanabis.
Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Comanche në Oklahoma, në janar 2020 pasi kishte lindur në shtëpi. Fetusi i saj i pajetë ishte vetëm 17 javësh, rreth gjysma e kohës së nevojshme për zhvillimin dhe lindjen normale.
Poolaw u akuzua si shkaktare e lindjes së fetusit të vdekur në 2020 kur mjekët ligjorë listuan shkakun e vdekjes “intrauterine fetale” prej përdorimit të metamfetaminës nga nëna.
Raportet e toksikologjisë rezultuan se bebja ishte pozitive me drogat e rënda amfetaminë dhe metamfetaminë, edhe pse ato nuk ishin shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes.
Poolaw u arrestua në mars dhe prej atëherë ka qenë në burg, pasi nuk mund të paguante garancinë prej $20,000.
Tashmë një numër njerëzish në rritje thonë se dënimi është në kundërshtim me ligjet e Oklahoma madje dhe me parimet shkencore.
Një shoqatë e mbrojtjes së grave shtatzënë ka thënë se ideja e lindjes së bebes së vdekur prej përdorimit të drogave “bie ndesh me shkencat mjekësore”.
“Edhe në raportin e mjekësisë ligjore përdorimi i substancave nuk identifikohet si shkaku i lindjes së fetusit të vdekur”, tregon shoqata.
Top Channel