Delfini 140 kg lufton me zyrtarët që tentojnë ta shpëtojnë nga litarët (video)

18/10/2021 21:44

Plani dashamirës për të shpëtuar një delfin të ngecur në rrjeta të braktisura peshkimi nuk shkoi sipas parashikimeve, pasi gjitari i detit duket se humbi besimin te shpëtimtarët e tij.

Zyrtarët në Georgia të SHBA postuan pamjet e delfinit femër të species së njohur si “hundëshishe”, që nisi të luftonte  ndaj katër burrave qe perpiqeshin ta shpetonin.

Zyrtarët thanë se delfini i bllokuar femër nisi të rezistonte pasi këlyshi i tij ishte duke notuar aty pranë.

“Pesha e grackës së litarëve e tërhiqte poshtë atë dhe nuk e linte të ngrihej në sipërfaqe e të merrte frymë. Ajo kishte arritur të rrotullohej duke mbledhur rreth 7 metra litar rreth bishtit të vet,” tha biologu Clay George në njoftimin për shtyp.

Por rrjedhimisht ata arritën ta shpëtojnë delfinin.

“Grupi prej katër personash ndoqi planin e tyre duke tentuar bllokimin e krijesës së madhe, derisa prenë litarët qe e bllokonin. Kafsha kishte prerje të vogla pranë bishtit por në përgjithësi shpëtoi pa u lënduar”, thane ata.

Ngjarja ishte zhvilluar muajin që shkoi në komunitetin bregdetar Richmond Hill, ndërsa delfini besohet se ishte bllokuar prej një dite më parë, thanë zyrtarët.

Ata shtonin se delfinët shumë rrallë ngecin në pajisjet e peshkimit por kjo ishte hera e tretë këtë vit, dhe në disa prej rasteve delfinët kanë gjetur vdekjen.

“Disa prej tyre përpiqen të marrin me vete grackën e peshkimit ose luajnë me litarin dhe aksidentalisht ngecin teksa notojnë për t’u larguar”, thanë zyrtarët.

FOTO GALERI
1/3
Gjitari i detit duket se humbi besimin te shpëtimtarët e tij.

Top Channel