Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë, ndihen edhe në Tiranë/ Qytetarët të frikësuar dalin jashtë banesave

17/10/2021 22:20

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë

Tërmeti është ndjerë 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në verilindje të Lezhës.

Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter, me qendër në Lezhë, por është ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Thellësia e tërmetit shënohet në 10 km.

Nuk dihet ende nëse ka dëme apo të lënduar, por raportohet se lëkundjet janë ndjerë shumë në Lezhë, ku njerëzit të panikosur kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.

Top Channel