Pas katër vjet qeverisje, qytetarët këtë të diel dolën sërish në zgjedhje për t’i rivlerësuar përfaqësuesit e nivelit lokal.
Të gjitha vendvotimet u hapën me kohë e procesi u zhvillua me pak probleme.
Në komunën e Kllokotit të banuar me shumicë serbe, Prokuroria e Shtetit arrestoi 4 persona me dyshimet për blerje vote, ndërsa në atë të Suharekës policia ndaloi një person për pengim të procesit zgjedhor.
Gjatë paradites dalja në zgjedhje ishte e zbehtë, andaj presidentja e vendit bashkë me të gjithë kryetarët e partive politike duke ruajtur heshtjen zgjedhore u bën thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë pasqyrë e vullnetit të shumicës.
Deri në ora 15, vetëm 26 përqind e 1.8 milionë qytetarëve me të drejtë vote shfrytëzuan të drejtën për votim, apo 506 mijë qytetarë.
Përveç vëzhguesve të KQZ-së, partive politike e shoqërisë civile, Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 80 prokurorë në terren, ndërsa policia me mbi 3 mijë policë
Top Channel