Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe presidentin Alar Karis 15/05 13:44
Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako ka është paraqitur këtë të martë në GJKKO.
Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ish-deputeti qëndroi rreth një orë në GJKKO, ndërsa pas daljes nuk dha një prononcim për mediat.
Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.
Gjykata vendosi të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër. Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.
Top Channel