Në kohë pandemie qytetarët e Kosovës sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tyre komunal.

E me qëllim që këto qendra të votimit të mos bëhen vatër e infektimit me COVID-19, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka pajisur me dezinfektues dhe maska. E krahas komisionerëve dhe vëzhguesve që po mbajnë maskat edhe qytetarët po e respektojnë këtë masë anit-COVID e cila vazhdon të jetë në fuqi.

KosovaPress gjatë ditës ka qëndruar në qendrën e votimit 1904e në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë ku të drejtë vote kanë 12 mijë e 400 votues kanë votuar deri në orën 15:00 rreth 30% e qytetarëve.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress, menaxheri i kësaj qendre, Isak Bregaj i cili tha se edhe masat anti-COVID po respektohen si nga votuesit po ashtu edhe nga vëzhguesit e pjesa tjera e anëtarëve të KQZ-së.

Por edhe qytetarët pajtohen se masat anti-COVID po respektohen si nga qytetarët ashtu edhe nga ekipet e KQZ-së. Por ata thonë se po bëhen pjesë e këtij procesi zgjedhor lokal pasi duan ndryshime në të mirë të qytetarëve.

Ibrahim Arsa me maskë e duke mbajtur distancë ishte dikur pritur për të hyrë në vendvotim për të votuar.

Arsa derisa thotë e procesi i votimit po shkon shkëlqyeshëm, thotë se edhe qytetarët janë vetëdijesuar dhe krahas kryerjes së një detyrimi siç është votimi po respektojnë edhe masat anti-COVID.

“Së pari është një detyrim qytetar një obligim nëse duam ndryshim duhet të marrim pjesë në votime qëllimi është që ndryshimet brenda komunës të jenë më të mirë në shërbim të qytetarëve me atë qëllim edhe kemi dal për të votuar […]Shumë mirë shkëlqyeshëm pa kurrfarë problemi. Duhet respektohen po mundohemi me i respektua[…]Është duke u respektuar unë i kam vërejtur se qytetarët janë të vetëdijshëm dhe janë duke i respektuar ato masat”, u shpreh ky qytetar.

Për të votuar sot në shkollën fillore “Dardania” kishte ardhur edhe Visar Hoxha I cili thotë se arsyeja pse votoi sot është ndryshime në qeverisje lokale për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Mirë shumë çdo gjë në rregull ka qenë[…]ndryshimet gjithmonë i dëshirojmë për të mirën e vendit besoj që do ndodhin prapë dhe kështu shpresojmë….Në përgjithësi brenda ishin të gjithë me maska gjatë korridoreve ndoshta ka ndonjë por në përgjithësi mirë është“, tha ai.

Ndonëse ende nuk kishte votuar, Shyhrete Matoshi thotë se arsyeja që sot po u drejtohet kutive të votimit është ndryshuam që dëshiron sidomos për të rinjtë.

Sipas saj edhe qytetarët janë vetëdijesuar dhe po respektojnë masat anti-COVID si mbajtja e maskës dhe distancës

“Ende nuk kam votuar një kat më poshtë do të shkoj. Krejt okej të gjithë po i shoh me maska krejt janë vetëdijesuar… çdo herë me u bë mirë e më mirë sidomos për të rinjtë“, tha Matoshi.

Ndërsa, kur kanë mbetur më pak se tri orë për të përfunduar ky proces zgjedhor në gjithë Kosovën kanë votuar 26.93% e qytetarëve me të drejtë vote. /KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA