Kanë mbetur më pak se një orë deri te mbyllja e qendrave të votimit në Gjilan.

Në qendrën më të madhe me numër 0401X, në shkollën “Thimi Mitko” vërehet numër i madh i qytetarëve, të cilët vijnë për të votuar.

Në këtë qendër të drejtë vote kanë rreth 16 mijë qytetarë.

Procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme ka shkuar qetë, institucionet e rendit apo edhe vëzhguesit nga qendrat e votimit nuk kanë raportuar ndonjë parregullsi të madhe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 16:00 ka përditësuar të dhënat e fundit rreth daljes së votuesve në zgjedhje.

Deri në këtë kohë kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA