Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur të çuditur nga një foto ku duket se tre gjarpërinj të nevrikosur qëndrojnë gati për të sulmuar në një degë peme.
Imazhet e shpërndara në rrjet tërhoqën shpejt shumë interes – para se përdoruesit të kuptonin vërtet se për çfarë ishte fjala.
Siç rezultoi më pas, treshja e “gjarpërinjve” ishte në fakt një iluzion optik i krijuar nga motivet unike ne krahet e një fluture. Insekti me anë të gjenetikës së tij krijon pamjen genjyese për të trembur predatorët e mundshëm.
Flutura Attacus Atlas, ose shkurt Atlas Moth, është një nga inseket më të mëdha të planetit.
Hapja e krahëve të saj arrin deri në 27 centimetra dhe përveç fluturimit përdoret dhe si një “mekanizëm mbrojtjeje”.
Postuesi i fotos në rrjetet sociale, i njohur vetmë si Rob, shpjegonte: “Attacus Atlas është një nga fluturat më të mëdha të botës dhe jeton vetëm dy javë. Ajo ka një objektiv të vetëm në moshën e saj të pjekur; të lëshojë vezët dhe t’i mbrojë ato deri sa të lindin, duke u maskuar si gjarpër”.
Por megjithë rrëfimin mahnitës të studiuesit, shumë përdorues insistonin se në foto duhet të ketë të paktën një gjarpër.
Një prej tyre tha: “Pa e afruar pamjen dhe duke lexuar, mendova se me siguri kishte të bënte me shpëtimin e një fluture nga gjarpri.
“Maskimi është i përkryer.”
Një tjetër shkurante: “Si ka mundësi që ajo nuk është gjarpër? Nëse është kështu, kjo flutur do të jetonte më gjatë pasi kushdo që e shikon do ta godiste me fshesë nga frika”.
Sipas National History Museum, kur flutura ndjehet e kërcënuar, ajo “bie në dysheme dhe nis të rrahë ngadalë krahët e saj duke krijuar pamjen e iluzionit të kokës së gjarprit” për të trembur predatorët.
Ato gjenden në Filipine dhe në pjesë ë tjera të Azisë, por pikasjet janë të rralla.
Top Channel